MPB me demant: Qendra e pranimit në GaziBabë nuk do të vendosen refugjatët nga Afganistani

Shkup, 17 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë të ashpër i përgënjeshtron dezinformatat e plasuara nga portalet se Qendra e pranimit në gazi Babë do të përdoret për akomodimin e refugjatëve nga Afganistani, dhe se ministri Spasovski këtë e ka konfirmuar. Kjo absolutisht është një lajm i rremë!

Statusi i përdorur i ministrit Spasovski është në kontekst të temës së publikuar dje të Agjencisë Informative të Maqedonisë – MIA lidhur me objektin e ri të Qendrës së Pranimit për të Huaj, që sipas rekomandimeve të organizatave të shumta ndërkombëtare të obliguara për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe nga Avokati i Popullit si Mekanizëm parandalues nacional, për shkak të kushteve substandarde, duke të dislokohet nga gazi Baba në disa kilometra nga Bardovci.

;PB pothuajse çdo ditë e publikon informacionin e saktë dhe preciz se Qendra e Pranimit për të Huaj e cila funksionin vazhdimisht që 29 vjet, nuk ka dhe nuk do të ketë kurrfarë lidhje me emigrantët, siç media të caktuara duan ta dezinformojnë opinionin, duke pasuar lajme të rreme.

Sa i përket pranimit të përkohshëm të qytetarëve nga Afganistani, siç informoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në këtë moment bëhet fjalë në koordinim dhe përcaktim të detajeve për marrjen e gjashtë grave dhe fëmijëve, të punësuar apo anëtarë të familjeve të punësuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, si dhe rreth 180 qytetarë, gra dhe fëmijë, të punësuar apo anëtarë të familjeve nga organizatat humanitare, organizata për të drejtat e njeriut, shoqata të gazetarëve apo lloj tjetër të cilët 20 viteve të fundit kanë punuar në ruajtjen e paqes në Afganistan.

Tekstet e publikuara të cilat paraqesin lajme të rreme dhe dezinformata të cilat mund të sjellin në konfuzion publik, dëmtojnë shoqërinë dhe krijojnë panik te qytetarët. Prandaj, Ministria e Punëve të Brendshme punon konform ligjit, kërkon menjëherë të publikohet ky përgënjeshtrim së bashku me një kërkim falje deri te qytetarët dhe të tërhiqen tekstet e pavërteta, në të kundërtën do t’i përdorë të gjitha mjetet e disponueshme ligjore të cilat janë në dispozicion.

MPB