Mourinhos i kërkohet t’i japë Ten Hagut ‘këshilla’ për punën te Man Utd, përgjigja e tij është epike

Jose Mourinho u pyet nëse kishte ndonjë këshillë për menaxherin e ardhshëm të Manchester Unitedit, Erik ten Hag dhe përgjigja e tij është pikërisht ajo që do të prisnit.

Unitedi njoftoi se trajneri i Ajaxit, ten Hag, do të marrë drejtimin e skuadrës në fund të këtij sezoni dhe ai ka një punë të madhe në duart e tij.

Mourinho e di se si ndihet të jesh në “Old Trafford”, duke pasur një periudhë si trajner i Djajve të Kuq midis viteve 2016 dhe 2018.

Ai tani është trajner i Romës dhe ata përballen sot (e enjte) me Leicester Cityn në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.

Nuk është aspak befasi që ai nuk ishte i interesuar fare që Ten Hag po merr përsipër ish-skuadrën e tij, pasi ashtu tingëlloi gjatë një pyetje në konferencë nga një gazetar, i cili përdori shprehjen ‘ish-klubi’ në kërkim të ndonjë këshille.

“Ti e preke pikën, ish-klubi im. Jo klubi im. Unë nuk kam asnjë këshillë”, u përgjigj Mourinho duke tundur gishtin.

Mourinho fitoi Kupën Carabao dhe Ligën e Evropës në sezonin e tij të parë me Unitedin dhe u rendit i dyti një vit më vonë në Ligën Premier.

Një afat i dobët i transferimeve të verës e pa Unitedin të performojë keq dhe Mourinho u shkarkua në dhjetor të vitit 2018.

Fati i Djajve të Kuq nuk ka ndryshuar që atëherë dhe trofeu i tyre i fundit ishte pikërisht ai i Ligës së Evropës nën drejtimin e “Special One”.