Moti sot “Pranverë”, temperatura deri 20 gradë

Shkup, 18 shkurt – Moti sot në mëngjes në pjesët qendrore dhe përgjatë Vardarit do të jetë me vranësira mesatare deri në të mëdha. Gjatë paradites vranësira do të zvogëlohet dhe do të mbisundojë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale.

Do të fryejë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri në dy gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë me temperatura të larta të ditës. Nga e diela vranësira do të rritet dhe gjatë natës së hënën dhe të hënën do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore të dëborës.

Reshje më të rrëmbyeshme priten të martën paradite, kur për shkak të ftohjes, reshjet do të jenë të dëborës edhe në disa vende më të larta, ndërsa do të fryejë erë e përforcuar veriore