Moti sot në vendin tonë

Shkup, 19 mars – Moti sot pritet të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, me temperatura të ftohta dhe me erë. Në pjesët ekstreme jugore do të ketë vranësira të shtuara me reshje të dobëta shiu dhe bore.

Temperatura maksimale do të arrijë nga 2 deri në 9 gradë Celsius, ndërkaq temperatura minimale do të jetë nga -2 deri në -8 gradë Celsius, kryesisht në pjesën perëndimore dhe lindore të vendit.

Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira dhe erë nga drejtimi veriperëndimore. Temperatura maksimale pritet të arrijë 9 gradë Celsius, ndërsa minimalja pritet të bie në -3 gradë Celsius.