Moti sot në RMV

Shkup, 21 mars – Moti paradite do të jetë me diell, ndërsa pasdite me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri -2, ndërsa ajo maksimale prej 5 deri 13 gradë, paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup paradite mot me diell, pasdite me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior dhe verilindor. Temperatura minimale do të bie deri në -5, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë 11 gradë.

Gjatë ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa deri të mërkurën erë e përforcuar veriore. Në disa vende mot veçanërisht i vranët dhe më shumë erë do të ketë të martën. Temperaturat gjatë ditëve të ardhshme do të jenë në rritje, më të dukshme nga mesi i javës, parashikon DPHM.