Moti sot në RMV

Shkup, 10 gusht – Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Deri në fund të javës moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura mbimesatare, të cilat do të tejkalojnë 40 gradë Celsius.
Nga DPHM thonë se me vlerat e parashikuara të temperaturave, do të aktivizohet faza e verdhë, ndërsa në rajonet juglindore e portokallt për rrezik nga temperaturat e larta. Të mërkurën do të ketë paraqitje të izoluar të të reshurave të shiut dhe bubullima dhe rënie të temperaturave ditore për 3 deri 5 gradë.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 34 deri 41 gradë Celsius, ndërsa do të ketë edhe UV indeks të lartë.