Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 7 tetor – Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

Nha DPHM njoftojnë se deri të hënën do të mbajë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe relativisht të larta gjatë ditës. Në ditët e fundjavës në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Të martën do të ketë rritje të vranësirave me reshje lokale shiu.