Moti sot në Maqedoni të Veriut
Shkup, 28 shkurt – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje lokale të borës së dobët. Do të fryejë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -6 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej -1 deri në 9 gradë Celsius.
Nga DPHM paralajmërojnë se në dy ditët në vijim do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokake kryesisht të dëborës. Do të fryejë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Nga e mërkura pritet mot i thatë dhe stabil me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje.

