Moti sot në Maqedoni të Veriut
Shkup, 2 shkurt – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë me periudha të diellit. Në disa vende do të bie borë. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 1 deri në 7 gradë Celsius.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë me periudha të diellit dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 4 gradë Celsius.
Të enjten do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë me borë të dobët lokale dhe do të fryejë erë e përforcuar veriore, veçanërisht në pjesët lindore. Prej të premten moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa të ditës do të jenë në rritje.

