Moti sot në Maqedoni

Shkup, 27 mars – Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 17 deri në 23 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe erë të dobët nga drejtimi veri-perëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 22 gradë.