Moti sot me vranësira ndërsa në mbrëmje pritet borë

Shkup, 31 janar – Moti sot në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të rrite, Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, paradite nga veriperëndimi, ndërsa pasdite nga jugperëndimi. Në mbrëmje dhe gjatë natës në zonat perëndimore do të nisin reshje të borës.
Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 4 deri në 13 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare që pasdite do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht jugperëndimore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë.
Nën ndikimin e valës së lagësht në orët e mbrëmjes dhe të natës në pjesët perëndimore të vendit do të nisin reshjet e shiut dhe borës, të cilat do të vazhdojnë edhe nesër dhe do të përhapen kudo. Në disa vende reshjet do të jenë më të dendura dhe në juglindje do të nisin si shi. Në shumë vende do të formohet mbulesë e re e borës, veçanërisht në perëndim, ndërsa në zonat malore ajo do të rritet. Reshje lokale bore do të ketë edhe të mërkurën paradite kryesisht në zonat juglindore të vendit.