Moti sot me vranësira dhe me reshje të shiut
Shkup, 16 shkurt – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, më të përfaqësuara në pjesët perëndimore, ndërsa në pjesët malore më të larta në veriperëndim me reshje të përkohshme të dëborës. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar e përkohshme nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 8 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 10 gradë Celsius.
Nga e enjtja moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura më të larta të ditës, veçanërisht të shtunën. Të premten do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior.