Moti sot me diell dhe vranësira të ndryshueshme

Shkup, 29 mars – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të dobëta lokale shiu, kryesisht në zonat malore. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin nga 2 deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 19 gradë.

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 18 gradë.

Të mërkurën do të mbajë mot i thatë, por kryesisht i vranët. Nga e enjtja do të fryjë erë e fortë jugore dhe do të ketë reshje të herëpashershme shiu, të cilat vende-vende do të jenë të dendura. Të premten dhe të shtunën në orët e pasdites moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullimë dhe erë të fortë