Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla

Shkup, 9 nëntor – Moti sot paradite do të jetë me mjegull ose me vranësira të vogla nëpër disa fushëgropa të caktuara, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 16 deri në 20 gradë Celsius.

Edhe në Shkup gjatë paradites do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët juglindore. Temperatura minimale do të ulet deri në 6 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) edhe nesër do të mbajë mot stabil dhe kryesisht i qetë me mjegull nëpër fushëgropa. Të premten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare veriore, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Në viset më të larta malore do të ketë kushte për borë të përkohshme.