Moti sot me diell dhe me temperatura deri 18 gradë
Shkup, 17 shkurt – Moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në lindje me shi të dobët. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen dhe do të mbizotërojë mot me diell dhe më ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 12 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm, pasdite me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 15 gradë Celsius.
Prej nesër pasdite deri të shtunën do të mbizotërojë mot me diell me temperatura më të larta ditore. Nga e diela vranësirat do të rriten, ndërsa reshje të shiut priten të hënën pasdite dhe të martën.

