Moti sot me diell dhe me temperatura deri 16gradë

Shkup, 15 mars – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale deri në mesatare më së shumti në pjesët veriore dhe me erë të dobët nga drejtim i ndryshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimale prej 9 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët veriperëndimore. Temperatura minimale do të bie deri në -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.
Deri të mërkurën do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me rritje të temperaturës. Nga e enjtja do të ketë vranësira të rritura me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore të dëborës. Për shkak të zbritjes së masës së ftohtë ajrore të premten dhe të shtunën do të mbisundujë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë e dëborë të përkohshme. Temperatura sërish do të jetë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.