Moti sot me diell dhe i ngrohtë
Shkup, 22 mars – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në shumë vende do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 8 deri 16 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 14 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare.

