Moti sot me diell

Shkup, 17 tetor – Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 24 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të lehtë të ndryshueshme. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të rritet deri 22 gradë.

Gjatë ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me diell me mëngjese të ftohta dhe relativisht ngrohtë gjatë ditës. Temperatura e mëngjesit në disa vende do të bie nën zeron. Të enjten do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës do të bie.