Moti sot me borë dhe me erë
Shkup, 1 shkurt – Moti sot do të jetë me vranësira me reshje kryesisht të borës, përgjatë Vardarit të shiut dhe të borës, ndërsa në juglindje kryesisht të shiut. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët veriperëndimore.
Në më shumë vende do të formohet shtresë e borës ndërsa në male do të rritet. Në pjesët veriore dhe perëndimore pritet të bien prej 5 deri në 10 cm borë, ndërsa në veriperëndim edhe mbi 15 cm borë.
Pasdite do të fryejë erë mesatare ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval -3 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 0 deri në 6 gradë Celsius.
Në Shkup mot i vranët me reshje të përkohshme të borës. Pasdite do të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 3 gradë Celsius.
Nga e mërkura pason periudhë e motit stabil, të enjten me erë të përforcuar veriore.

