Moti sot kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me diell

Shkup, 18 nëntor – Paradite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell, ndërsa pasdite do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor, e cila vende-vende do të intensifikohet përgjatë Vardarit dhe në pjesët jugperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 15 deri në 19 gradë.

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe në fund të ditës me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë të lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.

Zona jonë e vendit do të preket nga një sërë dallgësh të lagështa gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme. Moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm. Të shtunën do të jetë relativisht e ngrohtë dhe do të ketë periudha me diell, ndërsa të dielën dhe të hënën në disa vende do të ketë reshje shiu. Lokalisht do të jetë e paqëndrueshme me reshje më të mëdha shiu (mbi 40 l/m2) dhe me shtrëngata. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë dhe herë pas here e fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Nga e hëna temperaturat do të jenë në rënie.