Moti sot i vranët me reshje lokale të borës
Shkup, 7 mars – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale kryesisht të borës. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi verior drejt atij veriperëndimor, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 4 deri në zero gradë. ndërsa ajo e ditës prej zero deri në 10 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale kryesisht të borës. Temperatura e mëngjesit do të jetë zero gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 6 gradë.

