Moti sot dhe gjatë fundjavës

Shkup, 25 shkurt – Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike bën të ditur se sot në Maqedoninë e Veriut do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 1, kurse maksimalja prej 11 deri në 18 gradë Celsius.

Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm – me diell dhe i qetë. Temperatura minimale do të ulet në -3, kurse maksimalja do të arrijë në 15 gradë Celsius.

Nga e shtuna pritet valë e ftohtë dhe me reshje të shiut, në vende malore edhe reshje të borës. Reshjet do të jenë më të mëdha gjatë të dielës. Do të fryjë edhe erë veriore që do të shoqërohen me ulje temperaturash.