Moti sot

Shkup, 16 gusht – Mot me diell dhe shumë nxehtë me vranësira të vogla lokale paralajmërojnë sinoptikët për sot. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 32 deri në 39 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 8.
Në Shkup, mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri në 19 gradë Celsius dhe temperaturë maksimale deri në 38 gradë Celsius.
Mot i nxehtë do të mbajë deri të mërkurën kur pritet destabilizim me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë mesatare deri në të përforcuar. Temperatura e ditës prej të enjten do të zvogëlohet për disa gradë.