Moti sot

Shkup, 2 mars – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë me periudha të diellit. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 2 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në -4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 7 gradë Celsius.

Nesër, do të jetë mot stabil me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Nga e premtja pasdite vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme të shiut, ndërsa në pjesët malore dhe në vendet më të larta të dëborës. Reshje më të rrëmbyeshme priten të shtunën.