Moti me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm

Shkup, 25 gusht – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht dhe në formë të motit të ligë me erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshrit. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri në 20, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 27 deri në 36 gradë.

UV indeksi do të arrijë 7.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë.

Të enjten kryesisht në zonat malore do të ketë paraqitje të izoluar të motit jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore kohë pas kohe erë e përforcuar, nga drejtimi perëndimor. Temperatura e ditës do të jetë diçka më e ulët, veçanërisht në pjesët veriore. Më pas në ditët në vijim pritet mot kryesisht stabil.