Moti me diell dhe shumë ngrohtë, temperatura deri në 39 gradë

Shkup, 21 gusht – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior dhe verilindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 39 gradë. UV=8.

Në Shkup me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.

Gjatë javës së ardhshme të punës do të mbajë mot kryesisht stabil dhe shumë i ngrohtë, ndërsa temperatura ditore në shumë vende do të kalojë 35 gradë. Kudo do të aktivizohet nivel i verdhë, ndërsa në disa pjesë portokalli e rrezikut nga temperatura të larta. Nga e enjtja do të shtohen kushtet për jostabilitet pasdite me reshje të dendura lokale shiu dhe bubullima.