Moti deri në fund të ditës i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, nesër me diell dhe me vranësira të matura lokale
Shkup, 26 gusht – Moti deri në fund të ditës dhe gjatë natës do të jetë I ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Reshje më intensive të shiut do të ketë në pjesët e skajshme perëndimore.
Drejtoria për punë hidrometeorologjike informon se nesër moti do të jetë me diell, me vranësira të matura lokale. Në rajonet malore do të ketë kushte për reshje të shkurta të shiut, Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi perëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26 deri 34 gradë. UV indeksi do të jetë 7.
Në Shkup, gjatë ditës së nesërme moti do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë 31 gradë.
Gjatë fundjavës, DPHM kumtoi se do të përqendrohet moti me vranësira mesatare dhe më I nxehtë me kushte për reshje të shkurta të shiut, kryesisht në lindje të vendit. Nga e hëna moti do të jetë stabil me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior.