Mot stabil dhe relativisht i ngrohtë deri të mërkurën

Shkup, 24 janar – Vazhdon periudha e motit stabil dhe relativisht të ngrohtë, veçanërisht në vendet më të larta dhe në male, me çka lartësia e mbulesës së borës edhe më tej do të zvogëlohet, kumton DPHM.

Në lugina do të jetë me mjegull dhe më ftohtë. Reshje lokale të shiut priten të mërkurën.