Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite shi të kohëpaskohshëm dhe bubullima të rralla
Shkup, 11 tetor – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Pasdite në pjesët veriore dhe lindore reshjet do të jenë të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 29 gradë.
Në Shkup me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.
Pason një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Të shtunën dhe të hënën përgjatë Vardarit herë pas herë do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior.