Mot me diell me vranësira të vogla

Shkup, 24 gusht – Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 31 deri në 37 gradë.

UV indeksi do të arrijë 8.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 35 gradë,

Të mërkurën në orët e pasdites moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të përforcuar. Paraqitje të izoluar të motit jostabil kryesisht në zonat malore pritet edhe të enjten. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të përforcuar nga drejtimi jugor dhe perëndimor. Temperatura e ditës do të jetë në ulje. Më pas në ditët në vijim pritet mot kryesisht stabil dhe më I ngrohtë