Mot me diell me vranësira mesatare lokale

Shkup, 27 gusht – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare lokale. Në zonat malore do të ketë kushte për shi afatshkurtër. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 13 deri në 19, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 26 deri në 34 gradë.
UV indeksi do të arrijë 7.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 31 gradë.
Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira mesatare dhe më I ngrohtë me kushte për shi afatshkurtër, kryesisht në lindje të vendit. Nga e hëna moti do të jetë stabil me erë të dobët deri në mesatare veriore.