Mot me diell, me temperatura deri 26 gradë

Shkup, 8 tetor – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët në mëngjes.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 9, ndërsa ajo maksimale prej 20 deri 26 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 24 gradë.

Deri të hënën do të ketë mot të qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe temperatura relativisht të larta gjatë ditës. Në ditët e fundjavës në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët në mëngjes. Të martën do të ketë rritje të vranësisë me reshje lokale të shiut.