Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 24 gradë

Shkup, 25 mars – Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 4, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 16 deri në 24 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 1, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 21 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, nga e diela me rritje të pjesërishme të vranësirave. Reshje lokale të shiut priten të hënën.