Mot i vranët dhe joistabil me reshje të përkohshme të shiut, bubullima dhe erë

Shkup, 17 shtator – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë jugore. Vende-vende reshjet do të jenë më të mëdha (parashikohet të bjerë mbi 25 l/m2 sediment ujor). Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë. UV=4

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

Nga DPHM bëjnë të ditur se mëngjesin e së dielës do të ketë ende reshje lokale shiu, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e fortë veriore e cila do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturës ditore (për rreth 10 gradë), ndërsa nga e hëna do të ulet ndjeshëm edhe temperatura e mëngjesit.