Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë pasdite
Shkup, 31 maj – Moti sot në orët e paradites do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa nga mesdita do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë edhe procese më intensive në formë të motit të keq me erë të fuqishme, shkarkime elektrike dhe paraqitje të izoluar të breshrit.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 19 deri 26 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa në orët e pasdites moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginave do të ketë procese më intensive në formë të motit të keq me erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 25 gradë.
Në ditët në vijim në orët e paradites moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me shi intensiv, erë të fuqishme, shkarkime elektrike dhe paraqitje të breshrit.

