Mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, me rritje të temperaturës ditore

Shkup, 21 janar – Në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me rritje të temperaturës ditore.

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në lugina moti do të jetë me mjegull dhe më i ftohtë me temperaturë më të ulët të ditës.

Reshje të dobëta lokale të shiut priten të premten.