Mot i ftohtë me reshje të përkohshme lokale të borës
Shkup, 10 mars – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, veçanërisht pasdite. Do të fryjë erë e moderuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -1, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga -2 deri në 6 gradë Celsius.
Në Shkup do të mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht pasdite. Do të fryejë erë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në -2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 3 gradë Celsius.
Deri të dielën do të jetë mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Veçanërisht temperatura të ulta në mëngjes, që në disa vende do të jenë edhe -10 gradë. Rritje graduale të temperaturave pritet prej të hënën.

