Mot i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës

Shkup, 11 mars – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me erë të përforcuar, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior. Kryesisht paradite dhe veçanërisht në pjesët veriore dhe qendrore kohë pas kohe do të bie borë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri në -2, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej -1 deri në 6 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme veçanërisht paradite. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ule deri në -4, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 7 gradë.
Deri të dielën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me erë mesatare veriore. Temperatura edhe më tej do të jetë dukshëm nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e mëngjesit do të jenë veçanërisht të ulëta dhe në disa vende do të ulen nën -10, më të ulëta do të jenë gjatë fundjavës. Rritje graduale të temperaturave do të fillojnë nga e hëna.