Mostrat nga pesë pacientë do të sekuencohen për të përcaktuar nëse ata kanë llojin omikron të njohur si BA2
Shkup, 2 shkurt – Mostrat nga pesë pacientë të testuar ndaj Kovid-19 me teste që përdorën nga Instituti i Shëndetit Publik janë përzgjedhur për sekuencim, i cili fillon të hënën, dhe nëse do të konfirmojnë praninë e llojit omikron i njohur si BA2 do të njihet pas përfundimit të sekuencës, pra pas një jave. Raporti zyrtar do të vijojë pasi të përfundojë e gjithë procedura, deklaroi për MIA-n dr. Dugaxhin Osmani nga Instituti i Shëndetit Publik.
Këto pesë, theksoi ai, në këtë test kanë indikacione se ky është nënvariant, por nuk mund të konfirmohet derisa të përfundojë sekuencimi.
“Mënyra për të konfirmuar çdo lloj të ri apo ata që tashmë janë në qarkullim në botë është sekuencimi. Në botë ka teste të reja që japin drejtime se për cilin lloj apo nënlloj bëhet fjalë. Ato janë të përshtatura për llojet ekzistuese. Në ISHP ne i përdorim ato teste dhe më së shumti i përdorin si test përzgjedhës për sekuencim. Jo vetëm ato pesë, por edhe mostrat e tjera të përzgjedhura. Mund të gjendet lloj që nuk ekziston fare në botë”, tha doktor Osmani.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi për MIA-në se deri më tani në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik nuk janë zbuluar nënlloje të omikronit.
“Ekspertët përzgjedhin mostrat që kualifikohen për të sekuencuar dhe publiku do të informohet në kohë për të gjitha aspektet e reja të këtij procesi”, theksoi Ministria e Shëndetësisë.

