Mosmarrja e pagave për 3 muaj, infermierët dhe stafi mbështetës kundër COVID-19 protestojnë nesër

Infermierët dhe stafi mbështetës të cilët janë angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 do të protestojnë nesër për një orë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë dhe Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

Kjo sindikatë përmes një njoftimi për media ka thënë se dështimin në ekzekutim të pagave tash e pothuajse 3 muaj për stafin mbështetës pranuar nga MSH si mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19 e konsideron të paarsyeshme dhe çasje neglizhuese në raport me këta profesionist.

“Thënë këtë, Sindikata e Infermierëve të Kosovës e mbështetë plotësisht protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme nga kolegët tanë dhe e konsideron të arsyeshme dhe legjitime”, thuhet në njoftim.

Sindikata potencon se me kohë ka kërkuar nga institucionet qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pas parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo pagë.

Po ashtu Sindikata e Infermierëve të Kosovë thotë se ka kërkuar dhe kërkon që kontratat e këtyre profesionistëve të vazhdohen, ndërsa të gjinden modalitet që të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh mungesën e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit të infermierëve