Moriba mund të transferohet në Angli, dy skuadra të mëdha pas tij
Ilaix Moriba ka vendosur të largohet nga Barcelona dhe raportet e tij me klubin janë tensionuar shumë.
Mesfushori i talentuar afrikan me pasaportë spanjolle ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2022 dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.
Kjo gjë e ka acaruar klubin katalunas që i ka bërë të qartë lojtarit se të bije ofertën e duhur për tu larguar, ose nuk do të luaj fare për një vit tek ekipi A ose B.
RB Leipzig është skuadra që ka bërë dy oferta, fillimisht pesë e pastaj tetë milionë euro por që janë hedhur poshtë nga Barcelona.
Tani janë futur edhe dy skuadra të mëdha angleze në garë për transferimin e Moribas.
Chelsea dhe Manchester City janë duke tentuar transferimin e lojtarit, i cili ka hequr dorë edhe nga Kombëtarja e Spanjës për të luajtur me vendlindjen e prindërve të tij Guinean.
Megjithatë Barcelona i ka bërë të qartë lojtarit se pa 15 milionë euro nuk do të largohet nga Camp Nou.