Morena Taraku mahnitëse në pozat e reja ndërsa vë në fokus figurën trupore

Këngëtarja e modelja e njohur, Morena Taraku, vazhdon të jetë njëra nga artistet më të përfolura në rrjetet sociale e faqet rozë.
Bukuroshja, e cila tashmë ka mbledhur 1.3 milion njerëz vetëm në Instagram, ndan momente të ndryshme nga përditshmëria e po ashtu edhe nga daljet publike.
Ajo së fundmi ka publikuar disa imazhe, me të cilat ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes.
Morena Taraku (Foto: Instagram)
Ajo vjen në top formë në një fustan blu të kombinuar me të gjelbër, e po ashtu edhe me një çantë krahu të tillë.
Krijuesja e hitit “Bad Girl” vuri në pah linjat e bujshme trupore në disa pjesë të hapura të modelit unik të fustanit të shkurtër.
Morena Taraku (Foto: Instagram)
Komplimentet në këtë pjesë nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në rrjetin e popullarizuar.
E njëjta ka kohë që po shijon jetën e vetme në Turqi.