Mona Lisa me pamje të grave tradicionale boliviane Cholitas

Lartë në malet Ande në Bolivi, rrethuar nga shtëpi të vogla me çati kashte dhe dele kudo, 32 vjeçarja Claudia Callizaya i përfundon detajet e fundit me brushë në krijimin e saj artistik.

Ajo krijoi figurën e Mona Lisës, por kësaj radhe, Mona Lisën tradicionale Cholita.

Mona Lisa të cilën e krijoi Claudia ka pamjen e njëjtë si portreti i Leonardo da Vincit. Hunda është e njëjtë si e asaj në kryeveprën e Da Vincit, por në kokë ka të vënë kapelë tradicionale boliviane të grave Cholita.

Mona Lisa boliviane po ashtu është e mbështjellë me një shall sipas traditës së Andeve Boliviane.

Artistja Claudia Callizaya është nënë e vetme e dy fëmijëve. Ajo ka përfunduar studimet për artin e bukur në kolegj.

Sipas të dhënave për Cholita, me këtë emër quhen gratë vendase të Andeve, të fiseve Aymara apo Quechua, të cilat vijnë kryesisht nga komunitete të varfra.

Në Andet Boliviane jeton popullata më e madhe e vendasve në Amerikën Latine.

Gjatë studimeve, Claudia doli me konceptin e inkorporimit të ikonave të famshme të bukurisë me tipare të veshjeve të grave Cholita Aymara.

Tani ajo veçohet nga gratë Cholita. Claudia me ndihmë të ministrisë së kultuës në Bolivi hapi një ekspozitë ku arriti të shesë disa nga punimet e saj.

Punimin Mona Lisa Cholite e bleu një amerikan për vetëm 50 dollarë.