Momenti kur tanku rus shkatërrohet në Mariupol

Pamjet të filmuara nga ajri me dron shfaqin një tank të ushtrisë ruse, që është sulmuar e shkatërruar në Mariupol nga forcat ukrainase.

Mjeti i blinduar që kishte të shkruar me ngjyrë të bardhë shkronjën “Z”, shihet i përfshirë nga zjarri në luftën e përgjakshme që po zhvillohet në Ukrainë.

Deri më tani rreth 20 mijë banorë janë larguar në qyteti port i rrethuar Mariupol – që po cilësohet si evakuimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend.

E gjatë mbrëmjes së kaluar, Kievi ishte sërish cak i sulmeve ajrore të ushtrisë ruse – duke mos kursyer asgjë, nga bombardimi i ndërtesave kolektive – e deri te shkollat.