Momenti i ekzekutimit të djalit të ish-presidentit të Hondurasit dhe tre miqve të tij
Janë publikuar pamjet tronditëse nga vrasja e djalit të ish-presidentit Porfirio Lobo dhe tre miqve të tij. Ata janë ekzekutuar në Honduras teksa dilnin nga një diskotekë në kryeqytet.
Momenti i vrasjes është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihen katër të rinjtë teksa po largoheshin diskoteka, kur persona të armatosur ndalojnë makinën, i vendosi ata pas një muri dhe më pas i ekzekutojnë me gjakftohtësi.

