Modi porosit Putinin: Nuk është koha për luftë

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, sot pati takim me presidentin rus Vlladimir Putin në margjinat e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, që po mbahet në Uzbekistan.

Modi i tha Putinit se “nuk është koha për luftë”.

Ndërsa presidenti rus theksoi se dëshiron që konflikti në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, por “ukrainasit duan të arrijnë qëllimet e tyre në fushën e betejës”.