Modi: India është e gatshme të ndihmojë në përpjekjet për paqe në Ukrainë
Kryeministri indian Narendra Modi sot ka pasur një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin dhe ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar në përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë, raportuan mediat britanike.
“Modi e shprehu besimin e tij të fortë se konflikti nuk mund të zgjidhet përmes rrugës ushtarake dhe siguroi se India është e gatshme t’i mbështesë të gjitha përpjekjet për paqe”, kumtoi kabineti i tij pas bisedës.
“Kryeministri e theksoi rëndësinë që India ia kushton sigurisë së objekteve bërthamore, përfshirë ato në Ukrainë”, shtohet në kumtesën e kabinetit të tij.

