“Mobilitet Maqedoni” do t’u ndajë mjete ndihmëse ortopedike personave me invaliditet

Shkup, 10 mars – Lidhja kombëtare e personave me invaliditet ”Mobilitet Maqedoni” sot në Shkup do të ndajë një pjesë të mjeteve ndihmësve ortopedike, të furnizuara në kuadër të mjeteve për realizimin e aktiviteteve programore të Lidhjes për vitin 2020 dhe 2021, të dedikuara për personat me invaliditet të rëndë dhe më të rëndë trupor.

Siç informojnë nga Lidhja, në ngjarjen do të merr pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Sipas “Mobilitet Maqedoni”, bëhet fjalë për furnizim të 17 shtesave elektrike për karroca invalidore dhe 13 karroca elektromotorike – ndihmëse ortopedike, të cilat nuk janë në listën pozitive të Fondit për sigurim shëndetësor, e janë të domosdoshme për lëvizje të pavarur të këtyre personave. Personat, për të cilët janë furnizuar ndihmëset, janë zgjedhur përmes shpalljes së thirrjes publike në dy mediume të shtypura dhe ueb dhe Fejsbuk faqet e Lidhjes. Komision i posaçëm për mjetet ndihmëse ortopedike e ka bërë zgjedhjen dhe të gjithë të paraqiturve të cilët i kanë plotësuar kriteret, u janë miratuar ndihmëset.

Një pjesë e ndihmësve tanimë janë dorëzuar në shtëpitë e personave të cilët jetojnë jashtë qytetit të Shkupit, ndërsa një pjese tjetër do t’u ndahen sot në hapësirat e “Mobilitet Maqedoni” në Shtëpinë “Dare Xhambaz” në Shkup.