MO solli realitet të ri në skenën politike, Zekolli: Veprime moderne, efektet pas anëtarësimit në BE

Shkup, 13 gusht – Me marrëveshjen e Ohrit ka shumë të arritura, por ka edhe shumë mangësi, vlerëson analisti Arsim Zekolli.

Ai duke folur në emisionin 20 minuta të TV21 u shpreh se nëse Marrëveshja e Ohrit krahasohet me një marrëveshje tjetër, siç është ajo e Dejtonit, të mirat që kanë buruar nga Marrëveshja e Ohrit janë më të mira se sa ajo në Bosnjë.

“Solli realitet të ri në skenën politike ku, ndikimi jo vetëm i politikës shqiptare por i mendimeve ndryshe nga ai kallëpi që ekzistonte deri atëherë, një idealizmi abstrakt të Maqedonisë para Ohrit, filloi të begatohet me mendime, me politika me veprime ndryshe, të cilat i dhanë një kolorit të shtuar. E dyta është gjithsesi përmirësimi i gjendjes socio-ekonomike përmes punësimit të shqiptarëve, edhe e treta, përdorimi i Marrëveshjes së Ohrit si një farë koordinate për veprime më moderne politike, efektet e së cilës do t’i shohim vetëm pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Zekolli.