MMJPH: Prezantimi i pakos edukative “Toka e mjaltit”

Shkup, 29 mars – Pakoja edukative “Toka e mjaltit” sot do të promovohet në Hamamin e Daut Pashës/, me fillim nga ora 17:00.

“Në ngjarje do të prezantohen elemente nga pakoja edukative “Toka e mjaltit”, i cili përfshin mesazhet kryesore nga filmi dokumentar “Toka e mjaltit”, i cili është i dedikuar për nxënësit e shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Pakoja edukative është përgatitur në kuadër të Programit për Ruajtjen e Natyrës (PRP), projekt ky i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), me qëllim që nxënësit e shkollave fillore të njihen me mesazhet kryesore nga dokumentari “Toka e mjaltit”.